Transmetuar më 12-03-2018, 17:02

Një ngjarje e rëndë ka përfunduar me arrestimin e një shqiptari dhe shokut të tij homoseksual, në Greqi.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë lidhur dhe përdhunuar një grua 46-vjeçare, në prani të nënës së saj të moshuar.

Ngjarja është regjistruar në Peristeri, në veriperëndim të Athinës, ku mësohet se autorët fillimisht lidhën të moshuarën dhe vajzën e saj.

Në këto kushte, ata i mbajtën për 12 orë gratë, ndërsa përdhunuan 46-vjeçaren.

I arrestuari shqiptar është një 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për momentin.

Nga hetimet e autoriteteve, ka dalë në pah se, autorët ishin fqinj të viktimave, dhe kishin parë vizitat e tyre të shpeshta në bankë duke tërhequr të holla.

Ata kanë hyrë në apartament nga një dritare e pasiguruar mirë, por kur nuk gjetën paratë që dëshironin, vazhduan me aktin e tyre të tmerrshëm. /k.k/noa.al/