Transmetuar më 12-03-2018, 16:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, pasi një grua ka rënë nga shkallët e banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Budi”, Tiranë, ku raportohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët, shtetësia H.V., 58 vjeçe.

Sipas policisë ajo ishte duke zbritur shkallët, kur i ka rrëshqitur këmba dhe është rrëzuar duke marrë edhe lëndime të shumta.

Menjëherë pas aksidentit ajo është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim. /b.l./noa.al/