Transmetuar më 12-03-2018, 16:36

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka bërë thirrje prokurorisë që të bëjë vettingun e koncesioneve që sipas tij po rrënojnë ekonominë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili theksoi se FMN foli qartë se këto koncesione duhet të ndahen menjëherë.

“Prokuroria të bëjë vetingun e koncesioneve, që po rrënojnë ekonominë. FMN foli qartë që koncesionet duhet të ndalen menjëherë. Kryeministri dhe qeveria kanë pasur merak të madh tu japin privatëve paratë publike që të fitojnë ata dhe qeveria”, shkruan Vasili.

Më tej ai thekson se “Zero Transparenca në dhënien e koncesioneve është qyrky për të mbuluar grabitjen e parave të shqiptareve.

FMN është me të drejtë shumë e shqetësuar dhe po e ndjek me shumë seriozitet këtë shkarje kriminale të ekonomisë për shkak të koncesioneve, që jo vetëm rrëmbejnë paratë e qytetareve, por edhe pastrojnë sheshit paratë e drogës dhe krimit të organizuar”

Sipas Vasilit, prokuroria duhet të bëjë me urgjencë vetingun e koncesioneve sepse ekonomia shqiptare është futur në rrugën shumë të rrezikshme të kolapsit dhe kriminalizimit shkatërrimtar./b.l/noa.al/