Transmetuar më 12-03-2018, 16:14

Një ngjarje e rëndë ndodhi në spitalin e Kukësit ku ka ndërruar jetë një 42-vjeçare dhe foshnja e saj. Sipas policisë, shtetasja Nurije poçi, 42-vjeçe, u paraqit në urgjencën e spitalit gjatë ditës së djeshhme në gjendje të rëndëshëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.

Ajo është shtruar menjëherë në reanimacion dhe një ekip mjekësh i përbërë nga kirurg, gjinekologë dhe anestezistë janë kujdesur për nënën, por pas disa orësh, raportohet se ajo ka ndërruar jetë.

Sipas mjekëve, pacieantja ka tentuar disa herë të ndërpresë shtatzaninë duke dëmtuar barrën për shkak të problemeve sociale. Ajo është paraqitur në spital në gjendje të rënduar. Gjatë ndërhyrjes mjekët i kanë injektuar 5 qese gjak dhe 3 njëzi plazëm por raportohet se paciantja ishte pa puls gjatë gjithëkohës.

Ajo ndërroi jetë rreth orës 1.30 të mëngjesit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Viktima ishte nënë e gjashtë fëmijëve./a.m./noa.al/