Transmetuar më 12-03-2018, 14:53

Për disa kohë u duk sikur princi Harry i Anglisë, do të martohej me këngëtaren angleze Cheryl Cole, por krejt papritur, unaza e fejesës u shfaq në gishtin e aktores amerikane Meghan Markle.

Martesa mbretërore e 19 majit po afron, dhe kur pak ndan prej ditës së madhe, ish e dashura e princit, ka vendosur të thyejë heshtjen, duke thënë se nuk ka asnjë mëri ndaj aktores kaliforniane.

“Mendoj se dashuria e cilësdo formë qoftë, është gjithmonë fantastike”, shprehet Cheryl, duke folur për mediat angleze.

Ajo pohon se e ka dashur Harry disa vite më parë dhe se ka bërë gjithçka për të pasur një takim me të, shkruan noa.al.

Por kjo ndjenjë nuk u maturua kurrë dhe secili vijoi jetën e tij. /a.y/noa.al