Transmetuar më 12-03-2018, 14:33

Një person është përballur me momente të frikshme, teksa ka shkuar të hipte në makinën e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të diel në fshatin Katjel të Përrenjasit.

51-vjeçari I.B., në mjetin e tij tip “Volkswagen” ka konstatuar një qese plastmasi ku në të ishte e mbështjellë një granatë dore.

I terrorizuar ai ka zbritur menjëherë nga mjeti duke lajmëruar policinë, ku shërbimet e Njësisë Antieksploziv bënë çaktivizimin e granatës së dorës.

Aktualisht policia po vijon nga puna  për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sakaq në dëshminë e dhënë në polici 51-vjeçari deklaroi se nuk ka konflikte me njeri, duke u shprehur i shokuar për vendosjen e granatës në mjet. /a.y/noa.al

Foto ilustruese