Transmetuar më 12-03-2018, 14:24

Sjelljet e këqija ushqimore, si një regjim jo i ekuilibruar, apo konsumi i alkoolit dhe duhanit, mund të shkaktojnë grumbullimin e yndyrës, toksinave dhe kripës në trupin tonë, duke na ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh.

Për këtë arsye, pastrimi i organizmit është një gjë thelbësore. Mjafton të përgatisni një pije me në bazë majdanozin dhe limonin, e cila pastron organizmin dhe eliminon kripën e tepërt, duke lehtësuar funksionin e veshkave.

Ndër të tjera kjo pije ka veti antioksidante, është e pasur me vitamina të cilat stimulojmë metabolizmin që të djegë yndyrat.

Ju duhen pesë tufa majdanoz, lëngu i një kokrre limoni dhe një litër ujë.

Vëreni ujin të ziejë dhe më pas hidhni kërcellin e majdanozit, të cilin duhet ta lini të ziejë për 20 minuta, shkruan noa.al.

Më tej lëngun lëreni të ftohet për një orë dhe filtrojeni, duke shtuar sipër lëngun e limonit. Mund ta pini gjatë gjithë ditës, me stomakun bosh, por kryesisht në mbrëmje para se të flini, për të zhdukur të gjithë kaloritë që keni marrë gjatë ditës. /a.y/noa.al