Transmetuar më 12-03-2018, 14:23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në maternitetin e Kukësit ku ka gjetur vdekjen nëna dhe foshnja e saj.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesante, ndërsa viktimë ka mbetur nëna 40 vjeçare e identifikuar si Nurije Poçi dhe foshnja e saj.

Sipas informacioneve paraprake deklarohet se vdekjet e tyre kanë ardhur për shkaqe natyrale. 

Familjarët kanë dyshime për çfarë ka ndodhur, ndërsa janë në pritje të kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore. 

Ata thonë se ngjarja është e dyshimtë prandaj janë edhe në pritjen e padurueshme për zbardhjen e plotë të saj duke kërkuar edhe hetime të mëtejshme për rastin në fjalë.

Mësohet se familjarët nuk kanë tërhequr ende trupin e saj nga morgu i spitalit. Gruaja ishte nënë e gjashtë fëmijeve dhe kishte shkuar në spital për të lindur fëmijën e shtatë, të seksit mashkull.