Transmetuar më 12-03-2018, 13:45

Dita e Verës do të gjejë të gjithë qeverinë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në datat 13 dhe 14 mars, ajo do të mbajë mbledhjet e zakonshme të Këshillit të Ministrave. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave janë parashikuar edhe disa evente të tjera në këtë qytet.

Axhenda: Nesër 13 mars:

Ora 12:00 Mbledhje e Këshillit të Ministrave.

Ora13:30 Drekë me sipërmarrësit e zonës në turizëm dhe agroturizëm.

Ora 15:00 Projekti "100 fshatrat".

Ora 17:00 Bashkëqeverisja event.

Ora 19:00 Darka me sektorin.

Pasnesër 14 Mars 2018

Ora 09:30 Dorëzimi i certifikatës së pronësisë i Kishës Katolike.

Ora 10;30 Vizitë në Panairin e madh tek Pallati i Sportit.

Qyteti i Elbasanit është qëndra e festimeve të 14 marsit, Ditës së verës. Mbledhja e fundit e kabinetit qeveritar u mbajt në Berat./b.l/noa.al/