Transmetuar më 12-03-2018, 13:00

Bëhet fjalë për Longyearbyen, qytetin me 2000 banorë, në ishujt Svalbard, të Norvegjisë, dhe nga fotografitë, duket si një parajsë e vërtetë.

Por nuk është bukuria e peizazheve që e ka bërë të famshëm Longyearbyen, pasi veçantia konsiston në faktin e një ligji që daton në vitin 1950, i cili ndalon këdo që të vdesë në brendësi të qytetit.

Kjo pasi kufomat për shkak të temperaturave të ulëta nuk dekompozoheshin.

Klima e ishullit është aq e akullt, sa që disa shkencëtarë në vitin 2000 të mahnitur nga fenomeni, rimorën disa kufoma të vdekur në vitin 1917, duke zbuluar se virusi ishte ende i gjallë tek ta.  

Frika bëri që qyteti të marrë masa për të parandaluar ndonjë epidemi. Por nuk është ky i vetmi ligj i pazakontë i qytetit, pasi gratë shtatzëna, nuk lejohen të lindin aty dhe pirja e alkoolit është e limituar, shkruan noa.al.

Autorizohen që të jetojnë në qytet vetëm ata persona që janë në gjendje që të mbijetojnë, ose thënë ndryshe që kanë një punë dhe që mund t’ia dalin të përballojnë takimet e papritura me arinjtë polarë. /a.y/noa.al