Transmetuar më 12-03-2018, 12:45

Luan Mara i akuzuar si autori i maskarësë së Kozarës nuk i shpëton burgimit të përjetshëm.

Më 9 shkurt 2006 në fshatin Havaleas në komunën e Kozarës u bë arrestimi i Marës nën akuzën e vrasjen së vëllait të tij, Shpëtim Mara, të kunatës Flories (e cila ishte shtatzënë ) dhe nipit 2 vjeçar, Artiol Mara.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por pas ankimimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese ajo e riktheu sërish për gjykim në Berat.

Sot gjykata e Beratit e shpalli fajtor dhe e ridënoi me burgim të përjetshëm për veprat penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "armëmbajtje pa leje".

Kjo është hera e tretë që Gjykata e Beratit shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim të perjetshëm.

Theksojmë se çështja ka kaluar dy herë shkallët e gjyqësorit dhe më pas u dërgua në Kushtetuese.

Trupi gjykues theksoi se në të dyja rastet e dënimit të Luan Marës janë konstatuar shkelje ligjore./m.sh/noa.al/