Transmetuar më 12-03-2018, 12:44

Edhe pse gjendemi në mes të muajit të parë të pranverës, koha e vrenjtur dhe në disa raste shirat nuk na kanë lënë një shije të mirë të pranverës. Megjithatë natyra i përshtatet stinës, pasi siç mund të dallohet lehtësisht përreth shumë pemë kanë çelur dhe shumë fruta të pranverës po qarkullojnë në treg.

Kështu kemi një shans më shumë për të përgatitur kekun e preferuar me luleshtrydhe. Kishit menduar ndonjë ëmbelsirë më të mirë për ditën e sotme?

Përbërësit: 6 lugë gjalpë, 1 ½ filxhan miell, 1 ½ pluhur pjekës, pak kripë, 1 filxhan sheqer, 1 vezë, ½ filxhan qumësht, pak vanilje, pak sheqer pluhur, luleshtrydhe të prera në mes.

Përgatitja: Në një enë përzieni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën. Në një tjetër përzieni gjalpin, sheqerin, vezën, qumështin dhe vaniljen për disa minuta.

Shtoni gradualisht përzierjen e miellit derisa të krijohet një masë omogjene. Kur të jetë gati hidheni në formën e kekut, që më parë do e keni lyerë më pak gjalpë dhe sipër shtoni luleshtrydhet e prera. Hidhni edhe pak sheqer pluhur dhe vendoseni në furrë.

Fillimisht piqeni për 10 minuta në 350 gradë, më pas ulni gradët në 325 dhe lereni të piqet për rreth një orë derisa të fillojë të marrë ngjyrë.