Transmetuar më 12-03-2018, 12:00

"Lidhjet e ngushta të Olsi Ramës me 613 kg kokainë që u kap në Durrës"

Akuza të forta për lidhje me drogën vijnë sërish ndaj vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Ramës.

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se Olsi është ndërmjetës për drogën që u kap gjatë muajit shkurt në Durrës, e cila mbërriti nga Kolumbia në konteinerin e bananeve.

Sipas Berishës, Olsi Rama është ndërmjetës për 4.2 milionë euro që u paguan si kapar.

"Olsi Rama, jo vetem garant por ai eshte ndermjetesi per çmimin e droges per te cilen u paguan kapar 4.2 milione euro! Olsi dhe vellai i tij Edi jane te skeduar per lidhje te vjetra bogotiane!", shkruan Berisha.

Ky është mesazhi i publikuar nga ish- kryeministri

 “Pershendetje Dr po ju shkruaj lidhur ngarkesën prej 614 kg kokainë të pastër nisur me konteiner me banane ne adrese te Arbi Garden me pronar Arber Cekaj . Jeni shume i sakte ne dekleratat tuaja Se Garantorë për gjithçka ka qenë z. "Olsi Rama" faktikisht i vllai i tije kryeminister Edi Rama.

Qe te dy Edi dhe Olsi kane lidhje te forta dhe te hereshme Kolumbi me grupet e droges ne kete vend dhe po te pyeten autoritetet do te dalin vizitat e tyre nder vite ne Bogota.Por esht Olsi Rama ai i cili perveç garancise, ne kete raste ka afruar vet dhe kontaktet ne Kolumbi si dhe çmimin dhe ofertën.

Çmimi fillestar i blerjes si kapar te themi ka qenë më 7000 € kg x 600 kg = 4 milion euro. Për këtë ngarkesë janë paguar 4.2 milion euro për ta nga dy njerze shume afer me Ramen njeri prej tyre thuhet se esht drejtori i fuqishem i OSHE Çela .Kurse per personin tjeter qarkullojne emrat e zyrtarve te larte socialist,njeri minister tjetri kryetar bashkie por ende nuk dihet esht e sigurte.

Te dhena te plota si per rolin e Olsit ashtu dhe per paguesit e ngarkeses ka policia federale e Kolumbise por duhet te kete edhe DEA qe bashkpunon shume ngushte me kete Agjensi ! Ne ministrine e brendeshme dhe kryeministri ka rene damllaja,Rama i dine keto ndaj dhe deklaroj per te mbrojtur veten dhe vlla Olsin,qe ne fillim se operacioni ishte pune vetem e policise dhe doganes shqiptare,pra deshi te thote se droga u zbulua aksidentalisht,te kunderten e asaj qe deklaroje ne mengjesin e dt 27 shkurt Fatmir Xhafa i cili i dispononte te dhenat e derguara nga policia federale kolumbiane”./m.sh/noa.al