Transmetuar më 12-03-2018, 11:44

Gjatë një aktivitetit për punësimin në Shqipëri dhe përfshirjen në ndihmën e re ekonomike, kryeministri Edi Rama gjeti kohë të bëjë "gallatë" me të rinjtë pjesëmarrës.

Rama ngacmoi të rinjtë në lidhje me rrogat që marrin.

Në bisedë e sipër Rama i pyeti ata për punën që kryejnë dhe cila është rroga që përfitojnë.

"Kur ke filluar punë këtu?", pyeti Rama një vajzë.

Teksa njëra prej vajzave tregoi se punonte si planifikuese Rama vijoi duke pyetur për shumën që përfitonte prej saj.

"Sa e ke rrogën?", pyeti Rama

 Vajza: Nuk mund ta them këtu.

Rama: Po si mos e tregosh, rrogat janë të deklaruara

Vajza: 700 mijë