Transmetuar më 12-03-2018, 11:27

Ministria e Shëndetësisë del me deklaratë lidhur me aksidentin e ndodhur paraditen e sotme në Skrapar, ku dalja e një furgoni nga rruga, bëri që 10 nxënës të plagosen.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshatit Vërzhezhë.

“9 të rinj nga mosha 14 deri në 18 vjeç janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës. Një 16 vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali”, thuhet nga ana e ministrisë.

Më tej bëhet me dije se dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit.

Konfirmohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve.

Më konkretisht në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H., që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.

Për pasojë nxënësit E.K., 17 vjeçe, A.K., 17 vjeçe, R.H., 17 vjeç dhe B.H., 17 vjeç po dërgohen në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K., 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar, për shkak se ka marrë dëmtime të shumta.

Gjithashtu janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën. /a.y/noa.al

Përmbyset furgoni me nxënës, ja çfarë deklaron mjeku i Traumës në Tiranë

Dalja e furgonit nga rruga, 10 nxënës të plagosur, njëra rëndë