Transmetuar më 12-03-2018, 11:13

Zhdukja e 8- vjeçarit Gabriel Cruz në krahinën jugore të Almerisë në fund të shkurtit  mori vëmendjen e mbarë opinionit spanjoll. Pasi lajmi për zhdukjen e të miturit u bë viral,  nisi një kërkim masiv në të cilin u angazhuan mbi 4.000 policë dhe vullnetarë. 

Policia ka arrestuar partneren e babait të viktimës, Ana Julia Quezada, një grua 43-vjeçare nga Republika Dominikane, aktualisht si e vetmja e dushuar për ngjarjen, ndërsa transportonte kufomën e djaloshit në bagazhin e një makine,” tha për agjencinë e lajmeve AFP, Ministri i Brendshëm Juan Ignacio Zoido. 

Gabrieli u zhduk më 27 shkurt ndërsa qëndronte në shtëpinë e gjyshes së tij në fshatin Las Hortichuelas në komunën e Níjar. Ai duhej të shkonte tek një fqinj por nuk u kthye më kurrë. Më 3 mars, babai i djalit Angel Cruz dhe partnerja e tij tashmë e arrestuar, Ana Julia Quezada, gjetën një bluzë me ADN-në e tij 10 km nga Nijari. 

Mediat spanjolle raportojnë se policia ka monitoruar znj. Quezada që nga ajo kohë. Në një tubim të ndjekur nga mijëra mbështetës të premten, nëna dhe babai i Gabriel thanë se kishin “më shumë shpresë se kurrë” për të gjetur djalin e tyre.

Ministri i Brendshëm spanjoll përmes një postimi në twitter të dielën tha se kishte folur me prindërit e djalit të mitur, të cilëve u kishte përcjellë “dhimbjen dhe shokun e thellë të qeverisë dhe të të gjithë spanjollëve”. Ministri i Brendshëm i bëri thirrje publikut të respektojë hetimin e policisë, duke mos përhapur raporte mashtrimi për rastin. 

Gjithashtu hetesit, tani do të kthejnë vëmendjen e tyre edhe në vdekjen e një fëmije tjetër në të kaluarën, kur Ana punonte për një familje në Burgos për kujdesin e një fëmije. Një vajzë katërvjeçare vdiq teksa ishte nën kujdesin e saj teksa u raportua se ra nga dritarja.

Në atp kohë Quezada nuk ishte një e dyshuar për këtë vdekje, për të cilën u vendos seishte "aksidentale", raporton “El Pais”./b.l/noa.al/