Transmetuar më 12-03-2018, 11:07

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në një dyqan celularësh në kryeqytet paraditen e sotme.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Qamil Guranjaku”, pranë Liceut Artistik, në dyqanin i cili shërbente edhe si servis.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar me eksploziv, ndërkohë që një person ka mbetur i plagosur.

I dëmtuari Gentian Hoxha 34 vjeç, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Bashkëpunëtori i Noa.al, sjell pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi të cilat mund t’i shikoni në galerinë e fotografive.

Mësohet se i plagosuri ishte shitës në dyqan.

Siç mund të shihni, nga shpërthimi i shkaktuar, xhamat kanë përfunduar në rrugë, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al