Transmetuar më 12-03-2018, 11:04

Mëngjesin e sotëm një furgon që transportonte 10 fëmijë u aksidentua në Skrapar. Si pasojë e përplasjes një vajzë 17 vjeçare u dërgua më emergjencë në spitalin e Traumës.

Furgoni që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, doli nga rruga duke sjellë edhe plagosjen e nxënsësve.

Drejtori i Qendres së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj tha se gjendja shëndetësore e vajzës është e mirë.

"Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë" u shpreh doktori.

Mjeku i shpreh se nuk priten raste të tjera që të transportohen me helikopter, por nëse dikush nga fëmijët do ketë nevojë për mejkim të specializuar do sillet në Tiranë me autoambulancë./m.sh/noa.al/