Transmetuar më 12-03-2018, 10:50

Mëngjesin e sotëm një aeroplan u rrëzua pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Kathmandu në Bangladesh.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë shenja të tymit që ngrihen në ajër mbi pistën, por ende nuk ka njoftim zyrtar nëse ka persona që kanë humbur jetën.

Mbetjet e rrënuara të avionit të rrethuar nga punëtorët e emergjencës u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Një zyrtar i aeroportit tha se avioni me pasagjerë do të ulej në Bangladesh.

Ka pasur njoftime se avioni po udhëtonte nga Daka.

Nuk dihet se sa pasagjerë ishin në bordin e avionit që u përfshi nga flakët.

Një dëshmitar shkroi në rrjetet sociale: "Një aeroplan u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar të Kathmandu, e pashë kur ndodhi. OMG!"

Kathmandu Post raporton se ka viktima./m.sh/noa.al/