Transmetuar më 12-03-2018, 10:33

Po ktheheshin nga një festë beqarie e një shoqes së tyre, por avioni privat me të cilin po udhëtonin u përplas, për shkaqe ende të paqarta në një mal në jugperëndim të Iranit, duke shpërthyer në flakë.

Një vdekje tragjike për Mina Basaran, 28 vjeçe, vajzën e një biznesmeni të njohur turk, ish-president i ekipit të futbollit “Trabzonspor”, i cili vepron në një sërë sektorësh të biznesit, dhe që kishte në pronësi avionin privat.

Krahas Minas, gjetën vdekjen edhe 7 shoqe të saj dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Avioni privat ishte nisur nga Sharajah, në Emiratet e Bashkara Arabe dhe po kthehej për në Stamboll këtë të diel, kur u zhduk krejt papritur nga radarët.

Pak më vonë u dha lajmi se avioni ishte përplasur në jugperëndim të Chahar Mahal-Bakhtiari, 400 kilometër larg Teheranit, shkruan noa.al.

Skuadrat e kërkim-shpëtimit mbërritën vetëm pas disa orësh në vendin e ngjarjes, për shkak të kushteve të këqija meteorologjike. Brenda avionit u gjetën trupat e karbonizuar të të gjithë pasagjerëve. Sakaq autoritetet thonë se do të jetë i nevojshëm testi i ADN-së, për identifikimin e viktimave.

Një ditë para aksidenti tragjik, Mina Basaran publikoi në profilin e saj në Instagram, një fotografi nga festa e beqarisë e zhvilluar në Dubai. /a.y/noa.al