Transmetuar më 12-03-2018, 10:13

Me tipare të theksuara të një bruneje tipike, me linja të rregullta trupore, ajo mund të ishte fare mirë modele, por jo.

Ajo është pjesë e Policisë Bashkiake të Tiranës, dhe tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, pasi me rastin e 8 Marsit, kryebashkiaku Erion Veliaj, uroi duke publikuar fotografitë e disa prej vajzave dhe grave të punësuara në bashki.

Ndërsa mes tyre ishte dhe Valbona Selimllari, e njohur nga të gjithë për titullin e Miss Shqipërisë, tërhoqi vëmendjen policja Disilva Muçopata.

Ajo cilësohet si një femër shumë seksi e cila bën që të kthejnë kokën djemtë, dhe kjo gjë vërtetohet më së miri edhe nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale. /a.y/noa.al