Transmetuar më 12-03-2018, 09:55

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri sulmoi sot hapur ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Ligjvënësi demokrati i kërkon Presidentit Trump që të sjellë në Shqipëri dikë që përfaqëon interesat e shtetit amerikan dhe jo atë që shfrytëzon "internacionalizmin proletar.

"For IMMEDIATE RELEASE!

To: H.E. Mr. Donald TRUMP,

PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA

Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:

– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo

– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje..”, shkruan Strazimiri në rrjetin social", shkruan Strazimiri.

Ky reagim i fortë i tij vjen pas shkrimit investigues të revistës amerikanë "Mother Jonës" në lidhje me pretendimet lobimin që rusët kanë bërë ndaj Partisë Demokratike./m.sh/noa.al/