Në futboll shpesh herë kemi parë që ndeshjet sportive të kthehen në arenë boksi mes futbollistëve, madje edhe tifozë që zbarkojnë në fushë, duke sjellë një kaos të vërtetë.
Por rasti i mbrëmshëm në Greqi tregoi edhe njëherë gjakun ballkanas. Presidenti i ekipt të futbollit të Selanikut, PAOK Ivan Savidis u fut në fushën e lojës me armë në brez.
Ai tentoi të godasë gjyqtarin kryesor të ndeshjes kundër AEK.
Në minutën e 84-t të ndeshjes, Varela shënoi me kokë golin e avantazhit për PAOK, por gjyqtari, pas sinjalizimit të anësorit.
Në këtë moment presidenti i PAOK, Ivan Savidis, zbriti nga tribuna qendrore me pistoletë në brez, duke u thënë lojtarëve që të linin ndeshjen.
Pas këtij incidenti dy skuadrat u tërhoqën në dhomat e zhveshjes.
Por kjo nuk ishte pasi mediat greke raportojnë se Savidis ka qarkulluar me pistoletë në brez, në dhomat e zhveshjes në kërkim të arbitrit të ndeshjes.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi nga qeveria greke, pasi në një konfrencë të jashtëzakonshme për shtyp ministri grek i Sporteve tha se vendi ka bërë shumë hapa mbrapa me këtë situatë dhe se do të komunikojë me UEFA-n, për të ndërprerë kampionatin./m.sh/noa.al/