Transmetuar më 12-03-2018, 08:40

Aktori i njohur i humorit, moderatori Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Ermali, duke publikuar një fotografi të tijën, Amit dhe vajzës së vogël në Facebook.

“Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhe me një vajzë”, shkruan Ermali.

Megjithatë ai nuk ka zbuluar emrin që i kanë vendosur vogëlushes, duke e ruajtur për një moment të dytë.

Prej disa vitesh Ermali është i martuar me moderatorin Amarda Toska dhe para vajzës, gëzimi i parë i tyre ishte djali Joel. /a.y/noa.al