Transmetuar më 12-03-2018, 08:26

Një helikopter me 5 persona në bord u rrëzua në lumin East River të New York, pranë Roosevelt Island.

Asnjë prej pasagjerëve nuk ka mbijetuar, ndërkohë që rrëzimi ndodhi rreth orës 19.00 të mbrëmjes së të dielës.

Helikopteri është në pronësi të grupit turistik “Liberty”. Disa dëshmitarë okularë postuan fotografitë dhe video në rrjetet sociale, duke thënë se panë një helikopter të kuq, duke u rrëzuar me shpejtësi në ujë, pas një zjarri në pjesën e pasme.

Menjëherë erdhi në ndihmë një ekip shpëtimi. Mjeti i rrëzuar është një ‘Eurocopter AS350’, një helikopter me kapacitet për të transportuar deri në 6 persona, shkruan noa.al.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al