Transmetuar më 12-03-2018, 07:58

Një aktore në moshë fare të re është gjetur e varur në apartamentin ku jetonte.

Zbulimi është bërë këtë të shtunë, ku 23-vjeçaria indiane Moumita Saha, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Kalkutë.

Ajo kishte përdorur një shall për të varur veten, ku dhe e gjetën prindërit e pajetë.

Por para flijimit, aktorja kishte lënë një letër ku fajësonte veten se nuk ishte bërë mjaftueshëm e suksesshme në botën e filmit.

Ndër të tjera ajo u kërkonte falje prindërve të saj për aktin e ndërmarrë.

Pasi e kishin telefonuar disa herë në apartamentin ku jetonte vetëm, prindërit telefonuan të zotin e shtëpisë, i cili hapi derën me forcë, duke e gjetur aktoren të varur. /a.y/noa.al