Transmetuar më 11-03-2018, 18:28

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për sasinë rekord të kokainës, e cila u kap në Durrës.

Përmes rrjetit social facebook, Rama shkruan se opozita, PD dhe LSI, po sulmojnë një operacion të pastër policor.

Sipas tij, kjo nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i degradimit të dy partive.

“Sulmet e dy partive për superoperacionin policor antidrogë, një pasqyrë e degradimit të opozitës – As lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as as edukatë, madje as shqipshqiptim e shqipshkrim normal… #Vajmedet kush u beson akoma”, ka shkruar Rama në facebook.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës thonë se sasia prej 613 kilogram kokainë, kishte garnacinë e kokave të mëdha në qeveri. /k.k/noa.al/