Transmetuar më 11-03-2018, 18:12

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka deklaruar se ka ardhur koha që të përmirësohen marrëdhëniet me Shqipërinë.

Niko Kotzias ka thënë se janë pjekur kushtet për ta bërë një gjë të tillë, për të zgjidhur problemet mes dy vendeve.

Në një interviste per gazeten greke "Documento", ai është shprehur se “me Shqiperine dhe Maqedoninë kemi probleme që lidhen me historinë, kulturën, trashëgimine.

Ndërsa me Turqinë problemet janë më "të ashpra", lidhen me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike".

Greqia dhe Shqipëria janë në një proces negociatash për të zgjidhur problemet e mbartura ndër vite, ku më e rëndësishmja duket se është çështja e ndarjes së kufirit detar. /k.k/noa.al/