Transmetuar më 11-03-2018, 17:27

Na ndodh shpesh që të bëjmë shaka me miqtë tanë, duke u thënë se nëse nuk kemi lekë për të paguar në restorant, do lajmë enët për të shlyer faturën.

Por, kjo është bërë realitet në një restorant në të cilin mund të konsumosh ushqim, dhe nëse ske lekë për të paguar mjafton të lash enët.

Bëhet fjalë për një restorant në Japoni.

Mirai Shokudo, restorant në Tokio, ka “punësuar” rreth 500 njerëz deri tani, të cilët punojnë vetëm një turn për të larë borxhin.

Kjo mensë e krijuar në vitin 2016 ka si klientë të varfërit që nuk kanë mundësi kurrë që të hanë jashtë.

Nëse nuk kanë para, ata mund ta paguajnë faturën duke punuar për 50 minuta në restorant. /k.k/noa.al/