Transmetuar më 11-03-2018, 16:22

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në facebook, për të treguar se fundjavën po e kalon me familjen e tij.

Ai shkruan se ndodhet në katundin e tij, në Surre, ndërsa në foto duket edhe djali i tij i vogël, Zaho.

Ja çfarë shkruan Rama në llogarinë e tij në facebook.

“Kopenhageni ka Noma, Londra ka Zuma, Roma ka Pergola, Tirona ka IL Gusto, Padam, Mullixhiu e plot akoma, po ama katuni jonë, Surreli, ka Rexhekri dhe s’ka si katuni jonë”.

Ky postim është shoqëruar me komente të shumta nga ndjekësit e tij. /k.k/noa.al