Transmetuar më 11-03-2018, 14:35

Duhet të ishte një dashuri me shikim të parë, pasi u martuan në të njëjtën ditë në të cilën u njohën. Por nuk doli aspak ashtu siç e pritën.

Për Richard 28 vjeç dhe Harriet 32, dashuria është shteruar, por tashmë ata kanë një komplikim, nuk mund të divorcohen, pasi u duhet të presin 18 muaj.

Ndodh në Britaninë e Madhe dhe siç raporton ‘Metro’, çifti i martuar nxitimthi morën pjesë në programin “Married At First Sight” (Të martohesh me shikim të parë) në ‘The Channel’. Por në përfundim të transmetimit televiziv, vendosën që të ndahen, pavarësisht këmbënguljes së Richard, për të shpëtuar raportin.

“Është vërtetë zhgënjyuese të dish që do të divorcohemi. Por për ti dhënë fund gjithçkaje duhet të presim ende. Kjo pasi në Britaninë e Madhi, ligji parashikon që për t’u divorcuar duhen pritur 12 muaj që nga dita e martesës. Duhen së paku 18 muaj që divorci të jetë i ligjshëm”, thotë ai, shkruan npa.al.

Ndërkohë Richard dhe Harriet, janë larguar ndërkohë nga shtëpia ku jetuan për shtatë javë, por e kanë marrë situatën me qetësi. /a.y/noa.al