Transmetuar më 11-03-2018, 14:08

Tiranë, NOA.al- Gjatë gjithë ditës moti paraqitet kryesisht i vranët me shira mesatarë deri intensivë në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa orët e mbrëmjes pakësojnë dukshëm shirat në Jug por shira të pakët mbeten prezent në zonat Veriore dhe Qendrore.

Temperaturat e ajrit sërish rriten në mëngjes por një rënie me 2-3°C do të shënohet gjatë mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave.

Sipas MeteoAlb, era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor ndërsa në det dallgëzimi vijon deri 4 ballë.

Europa

Thuajse e gjithë Europa përfshihet nga vranësira dhe shira të dendur në Jug ndërsa reshje dëbore në Veri dhe zonat Qendrore. Më problematike reshjet paraqiten në zonën e Alpeve Europiane dhe rajonin e Ballkanit. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë Verilindjen e Europës dhe pjesërisht Mesdheun. /a.y/noa.al