Transmetuar më 11-03-2018, 12:41

Një karrierë të gjatë si fotografe, por dëshira për të rindërtuar të ardhmen profesionale në një vend që mund ti ofronte diçka më shumë, triumfoi. Giuseppina Naso, prej vitesh banore e zonës së Larciano në Itali, bën pjesë në ata italianë që kanë përgatitur valixhet duke marrë me vete aktivitetin e tyre, përtej Adriatikut, në Shqipëri.

“Në vitin 2008 hapa studion e parë fotografike në Larciano, dhe çdo gjë ecte mirë. Bëja shërbime fotografike të çdo lloji dhe mësoja edhe të rinjtë e shkollave të ndryshme, të cilët vinin tek unë për të mësuar profesionin. Disa vite më vonë, në 2013, u transferova me studio në Lamporecchio, pasi kisha nevojë për një hapësirë më të madhe për punën time. Me pak fjalë, s’ankohesha dot, përveç taksave, të cilat në Itali, një profesionist i lirë është i detyruar që ti paguajë. Por me kalimin e kohës filluan të rëndonin më shumë”, shprehjet ajo.

Pikërisht prej kostos së madhe të taksave, Giuseppina vendosi të transferohet në Shqipëri, në moshën 52-vjeçare, bashkë me të shoqin pensionist, më përpjekje për të zhvilluar karrierën në Tiranë dhe Shkodër.

“Dëgjova të flitet për këtë bum ekonomik në Shqipëri dhe për shumë italianë që ishin transferuar dhe vendosa ta provojë”, thotë ajo, shkruan noa.al.

Ishte nëpërmjet disa pushimeve që kaloi në Shqipëri dhe njohjes me disa klientë shqiptarë që Giuseppina, u vu në kontakt me persona të tjerë, që para saj ishin transferuar në Itali, për të zhvilluar karrierën… dhe kështu ndodhi.

“Në vitin 2015 mbylla dokumentet dhe detyrimet në Itali dhe u nisa për në Shqipëri, në një vend ku jeta është më pak e shtrenjtë. Në fillim u mbështeta te profesionistë të tjerë të sektorit tim, duke realizuar shërbime të ndryshme fotografike”, shton ajo, duke u ndalur tek taksat e ulëta sipas saj, që shkojnë rreth 1750 euro në vit.

Por jeta nuk shkon gjithmonë siç programohet, ndaj siç tregon ajo për “La Nazione”, pas pesë muajsh u detyrua të rikthehej në Larciano, ku rihapi aktivitetin.

“Aktiviteti im në Shqipëri vetëm është pezulluar, pasi unë të ardhmen e shikoj sërish në Shqipëri. Veprimi im ishte një akt rebelimi kundër Italisë, e cila është e bukur, por nuk të lejon të marrësh frymë. Shqipëria përkundrazi po rritet. Zemra ime ka mbetur atje dhe shumë shpejtë, ndoshta do të rikthehem”, përmbyll rrëfimin e saj, Giuseppina Naso. /a.ymeraj/noa.al