Transmetuar më 11-03-2018, 12:05

Prej thuajse një muaj, i gjithë vendi ynë u pushtua nga reshje të dendura shiu dhe dëbore si dhe nga moti i ftohtë.

Por kjo fundjavë ka sjellë motin e një pranvere të vërtetë, me temperatura të larta dhe diell të ngrohtë.

Këtij moti nuk i ka shpëtuar as Presidenti Ilir Meta, i cili përcjell një përshëndetje të veçantë për të gjithë shqiptarët.

“Të dashur miq, ju uroj një ditë të mbarë nga Pogradeci”, shkruan Meta, në fotografinë e publikuar në Facebook.

Ai shihet duke pirë kafe në buzë të liqenit, ndërsa në sfond duket dhe mali me dëborë. /a.y/noa.al