Transmetuar më 11-03-2018, 10:36

Ndahet nga jeta një prej mjekëve më në zë në vendin tonë. Mjeku pediatër Polikron Çelo ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Prej disa kohësh ai ishte shtruar në spital, për shkak të një sëmundje të rëndë, e cila i mori jetën.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Polikron Çelo ka lindur në vitin 1932 dhe për shumë vite ka shërbyer si mjek Pediatër, ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.

Lajmi trishtë u bë me dije, nga të afërmit duke thënë se “Pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Doktor Polikron Çelo. Homazhet do bëhen në datë 12 mars, afër ish lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12.30. Varrimi do bëhet në Sharrë, në datën 12 Mars, në orë 13.00”. /a.y/noa.al