Transmetuar më 11-03-2018, 09:11

Mbi 600 mjekë, specialistë dhe studentë mjekësie, kanë firmosur një peticion, për të protestuar kundër rritjes së rrogës nga ana e qeverisë.

Kjo pasi mjekët kërkojnë reduktimin e rrogës së tyre, për shkak të shkurtimeve në sektorin publik.

Në protestën e pazakontë të ndodhur në Kanada, kërkohet që shuma e parave të shpërndahet në sistemin shëndetësor në Quebec, për të promovuar shëndetin e popullsisë dhe të kënaqen nevojat e pacientëve.

Mjekët e cilësojnë si një manovër fyese nga ana e qeverisë, e cila sipas tyre, bën shkurtime në rrogat e infermierëve dhe të punonjësve të tjerë, ndërkohë që pacientët duhet të paguajnë më tepër për shërbimin publik, në rënie, shkruan noa.al.

“Ky shtim rroge është shokues, pasi infermierët dhe të punësuar të tjerë të profesioneve të ndryshme, përballen me kushte pune shumë të vështira, ndërsa pacientët tanë kanë mungesë shërbimi, për shkak të shkurtimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë”, deklarojnë mjekët. /a.y/noa.al