Transmetuar më 10-03-2018, 20:06

Ai cilësohet si një prej lojtarëve më të mirë të ping pongut në Itali.

Bëhet fjalë për rumunin Mihai Bobocica, i natyralizuar në italian.

Është numri 139 në renditjen botërore por kryen disa lëvizje spektakolare.

Gjatë një ndeshjeje në kampionatin italian, ai surprizoi kundërshtarin Michael Oybode.

Ai kthen topin me një goditje duke vendosur raketën poshtë këmbëve, çka zuri në befasi kundërshtarin.

Kjo lëvizje të kujton Roger Federerin në US Open në vitin 2009, me një manovër të ngjashme por në disiplinën e tenisit./a.m./noa.al/