Transmetuar më 10-03-2018, 19:51

Video e një prezantueseje kineze të motit është bërë virale në internet. Shkak është bërë pamja e saj e njëjtë përgjatë 22 viteve që del në ekran.

Yang Dan prezanton motin në një kanal shtetëror në Kinë, por ajo çfarë është e paimagjinueshme është se ajo është njësoj si para 22 vitesh, nga viti 1996, kur filloi punë.

“Perëndesha që nuk plaket”, është quajtur 44-vjeçarja, në një përmbledhje që ka bërë media ku ajo vazhdon të punojë. Video e postuar në rrjetet sociale kineze, është bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe është parë nga miliona njerëz.

“Shumë teleshikues , janë rritur duke e parë për çdo natë. Shumë të tjerë edhe janë plakur në të njëjtën kohë, por jo ajo”, është përshkrimi i videos. Madje, shumë shikues kanë thënë se ajo duket edhe më e re, se në fillimin e karrierës së saj./m.sh./noa.al/