Transmetuar më 10-03-2018, 19:16
Reali i Madridit triumfoi sot në ndeshjen përballë Eibarit në transfertë me shifrat 1-2.
por në këtë ndeshje tërhoqi vëmendjen një veprim i mbrojtësit madrilen Sergio Ramos.
Ky i fundit la ekipin e tij me 10 lojtarë për të paktën 5 minuta. Nuk doli me karton dhe as nuk u dëmtua, doli për një arsye të rrallë.
Ai shkoi në tualet në mes të ndeshjes, kur rezultati ishte me shifrat 1-1.
Në minutën e 73-të ai hyri në dhomat e zhveshjes për një emergjencë fiziologjike.
“Sergio shkoi në tualet për 1 minutë e pastaj u kthye, asgjë më shumë”, shpjegoi Zidane./a.m./noa.al/