Transmetuar më 10-03-2018, 19:13

Këngëtarja bukuroshe Çiljeta Xhilaga dhe portjeri i Partizanit dhe Kombëtares, Alban Hoxha më në fund e pranojnë që janë të lidhur.

Marrëdhënia e saj me portierin e njohur të Partizanit, Alban Hoxha, është prej dy vitesh në sytë e medias dyshja simpatike janë fotografuar disa herë bashkë dhe nuk i kanë shpëtuar pyetjeve publike për raportin e tyre, që siç duket vijon të jetë i lumtur…

Përpara disa ditësh, Çiljeta dhe Albani kanë festuar 2-vjetorin e lidhjes dhe ka qenë këngëtarja që me anë të disa fotove të publikuara në story-n e ‘WhatsApp’ ka zbuluar fotografitë e festës intime.

Çifti ka zgjedhur ta festojë me një tortë në formë zemre përvjetorin e lidhjes së tyre, mbi të cilën qëndron fotografia e protagonistëve, mes të cilëve duket se ka një dashuri të fortë.

Aktualisht Çiljeta i është përkushtuar familjes së saj dhe është rikthyer në koncerte, ndërkohë që Albani vazhdon të jetë kapiteni dhe portieri i skuadrës kryeqytetase. Mund te themi qe Albani dhe Çiljeta jane nje nder ciftet me te bukur te shoëbizit shqiptar!