Transmetuar më 10-03-2018, 15:20

Pikat e zeza janë akumulime të yndyrës natyrale të fytyrës por që mund të inflamohet për shkak të prodhimit të hormoneve apo momenteve të stresit; pikërisht për këtë arsye janë më tepër të pranishme gjatë adoleshencës.

Teknika e re e pastrimit të lëkurës, duke hequr të gjitha pikat e zeza, është një metodë që mund ta praktikosh fare mirë në shtëpi.

Duhet vetëm një vaj pastrues, një tampon pambuku për lëkurën dhe një maskë argjili me një tonik. Duket si mrekulli dhe në fakt nuk është shumë larg saj. 

Hapat janë vetëm tre…Së pari do të masazhoni lëkurën me vajin pastrues për disa minuta. Më pas eleminoni mbetjet me tamponin e pambukut. 

Aplikoni maskën e argjilit dhe lëreni për 15 minuta. Shpëlani maskën dhe masazhojeni sërish me vaj për disa minuta të tjera. Pikërisht në këtë moment, pikat e zeza duhet të dalin vetë. Kur të përfundoni trajtimin, kaloni ujin tonik.