Transmetuar më 10-03-2018, 15:01

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin në të gjithë vendit gjatë paradites dhe pasdites. Ndërsa mbrëmja sjell vranësira të fuqishme duke gjeneruar gjatë natës shira të konsiderueshëm në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rritje me të paktën 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke ngjitur maksimumin në 24- 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 3- 4 ballë.

Europa

E gjithë Europa Perëndimore dhe pellgu Mesdhetar mbeten me shira mesatarë. Më problematike situata paraqitet ne zonën e Alpeve dhe Itali ku do të ketë rrebeshe dhe stuhi të forta ere.

Por moti i kthjellët dominon Europën Lindore dhe pjesën më të madhe të Europës Qendrore vranësira të shpeshta dominojnë Veriun dhe Verilindjen e Europës. /b.l/noa.al/