Transmetuar më 10-03-2018, 13:56

Një 4-vjeçare, e cila ishte dëshmitare e vrasjes së dy prindërve të saj, u mbyll në makinë nga vrasësi i tyre dhe më pas u hodh në liqen. Prindërit e saj, Konstantin dhe Inna Larkov kishin shkuar për të blerë një makinë që ishte në shitje online, por u grabitën dhe pastaj u vranë kur u takuan me “pronarin” e saj. 

Konstantin 35-vjeç dhe Inna 32 vjeçe, udhëtuan 2 orë nëpër Krime, bashkë me vajzën e tyre Arina për në fshatin e vogël të Geroevskoe për të blerë makinën. Ata u takuan me 28-vjeçarin Warder Raven Samar, i cili nxori armën dhe u kërkoi atyre paratë.

Kur Larkov u përpoq që të bënte rezistencë, ai e qëlloi atë 5 herë në kraharor dhe më pas iu kthye bashkëshortes së tij, duke e qëlluar në kraharor dhe kokë. Samar dhe miku i tij morën paratë nga çifti dhe telefonin celular të Konstantin. 

Ata i futën trupat e pajetë në makinë dhe e detyruan të miturën që të futej gjithashtu brenda, e më pas e hodhën makinën në liqen. Samar, i cili punonte si roje në burgun e Sevastopol, pas vrasjes u kthye në punë bashkë me armën e krimit.

Policia u alarmua kur fqinjët e shqetësuar thirrën policinë dhe denoncuan se familja nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk i përgjigjej telefonatave të tyre. Fqinjët vendosën postera të personave të zhdukur rreth qytetit të tyre të Feodosia pasi dëgjuan qenin e familjes duke lehur nga etja dhe uria.

Nuk kaloi shumë kohë dhe detektivët arritën në gjurmët e vrasësit, i cili pranoi krimin dhe tregoi dinamikën e ngjarjes. “Të rriturit vdiqën nga plagët e plumbave të shumta. Pasi u vranë, ata u futën në makinën e tyre, ndërsa në trupin e të miturën nuk u gjetën shenja dhune, apo lëndime të tjera. Ajo është detyruar të futet në makinë e gjallë me prindërit e vdekur dhe më pas është mbytur”, deklaroi policia./b.l/noa.al/