Transmetuar më 10-03-2018, 12:37

Rafaela Lamprou, 24 vjeçarja nga Qipro, thotë se ndryshe nga shumë familje që njeh, asaj nuk i janë shtuar shpenzimet për rritjen e djalit. Përkundrazi, i janë shtuar të ardhurat.

Trupi i Rafaelas nisi të prodhojë më shumë qumësht gjiri nga sa kishte nevojë djali i saj, Anjelo dhe 24-vjeçarja, për të mos e shpërdoruar vendosi që të kërkojë në internet.

Aty gjeti në disa faqe persona, kryesisht meshkuj që kanë për pasion “bodybuilding” të interesuar që të paguanin për qumështin e gjirit.

Pa u menduar dy herë, 24-vjeçarja u vendos në kontakte me ta dhe nisi që të shesë qumështin e saj.

Thotë se deri më sot ka shitur rreth 500 litra qumësht gjiri dhe vetëm nga shitjet ka grumbulluar rreth 6 mijë euro.

“Burri im është një mbështetës i madh për mua. Ai është i lumtur për sa kohë që jam dhe unë. Kam krijuar një grup në Facebook për këtë dhe njerëzit më kontaktojnë aty. Unë nuk pi duhan”, shprehet Rafaela.

Meshkujt që ushtrojnë “bodybuilding” besojnë se qumështi i gjirit ndihmon në rritjen e sasisë së muskujve të tyre./b.l/noa.al/