Transmetuar më 10-03-2018, 09:21

Ata ishin të martuar bashkë prej 66 vjetësh. Dy të tretat e një shekulli i kaluan njëri pas tjetrës dhe në fund të këtij udhëtimi Charlie dhe Francie Emerick kanë zgjedhur të vdesin së bashku. 

Çifti nga Portland në Oregon kreu vetëvrasje pasi të dy ishin diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme. Lidhur me këtë ngjarje është realizuar një dokumentar i cili do të tregojë historinë e tyre. 

Burri dhe gruaja vdiqën disa centimetra larg në shtëpinë e tyre në Portland, në prillin e vitit të kaluar, duke përdorur drogë ligjore  për “Aktin e Vdekjes me Dinjitet”, një ligj i shtetit që lejon të rriturit e sëmurë në mënyrë të pashërueshme që të kërkojnë një "vdekje mjekësore". 

Francie, 88 vjeçe, kishte kaluar vite duke luftuar me sëmundjen e zemrës që i kishte shkaktuar disa sulme; e njëjta gjë edhe për Charlie, 87 vjeç, i cili gjithashtu po përballej me kancerin e Parkinsonit dhe të prostatës.

Pasi dy mjekë të ndryshëm arritën në konkluzionin se çifti i moshuar nuk kishte më shumë se 6 muaj jetë, atyre iu dha leja për tu larguar përgjithmonë nga kjo botë. Tani, gati një vit pas vdekjes së tyre, tri vajzat e tyre të rritura kanë realizuar një dokumentar 45-minutësh që tregon momentet e fundit të çiftit. 

"Ata ishin miku më i mirë i njëri-tjetrit", tha Jerilyn Marler, vajza e tyre më e madhe, për Daily Mail Online. "Në vitet e fundit, babi ishte sytë e nënës dhe nëna ishte veshët e babait. Ishte e natyrshme që ata do të donin të vdisnin së bashku," shtoi ajo.

Francie dhe Charlie u takuan në vitin 1947 gjatë vitit të tyre të parë në York College dhe u martuan gjatë vitit të fundit akademik, në vitin ’51. Nëntë muaj më vonë, lindi vajza e tyre e parë, Jerilyn. 

Charlie ishte një mjek i marinës në San Diego, Kaliforni dhe Bremerton, Uashington, nga viti 1956 deri më 1963, ndërsa Francie ishte gjithmonë një shtëpiake. 

Në 1964, familja e tyre u zhvendos në Indinë qendrore, ku Charlie krijoi një njësi otorinolaringologjike në një spital lokal dhe Francie punoi në marrëdhëniet me publikun dhe departamentin e marketingut për institucionin mjekësor.

Kur u kthye në Shtetet e Bashkuara në vitin 1972, Charlie vazhdoi me punën e tij si mjek në Portland deri sa doli në pension në vitin 1990. Francie dhe Charlie ishin gjithashtu anëtarë të organizatës tashmë të humbur, Shoqëria Hemlock, e cila mbrojti vetëvrasjen e asistuar. Gjithashtu në sajë të kontributit të tyre, në vitin 1997, Oregoni u bë shteti i parë amerikan që legalizoi "vdekjen mjekësore" falë “Aktit me vdekje me dinjitet”./b.l/noa.al/