Transmetuar më 09-03-2018, 22:10

Shumë shqiptarë emigrantë në Greqi, janë në burg për vepra të ndryshme penale. Por në një video të publikuar nga emisioni Fiks Fare, shihen kushtet e këqija ku ata vuajnë dënimin.

Nga kjo video shihen që ata janë të shtrirë në tokë, dhe muret janë të plasaritura. Ata dëgjohen të thonë: Kjo është suita ime.

Më pas ai drejton kamerën nga muri dhe tregon disa vrima në mure dhe thotë: Këto janë vrimat që kemi hapur ne për të parë dritën e diellit, kjo dritë do na bëj me krahë do na bëj zogj të fluturojmë.

Shumë shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet greke, por asnjëherë qeria jonë nuk ka kërkuar informacion të detajuar nga shteti fqinj në lidhje me kushtet apo trajtimin e tyre./