Transmetuar më 09-03-2018, 21:05

Një kopsht zoologjik indonezian po përballet me kritika të ashpra pas publikimit në internet të një videoje ku shfaqet një orangutë duke pirë një cigare të hedhur nga vizitorët.

Videoja e postuar në Facebook nga aktivisti i të drejtave të kafshëve, Marison Guaciano, tregon se si një vizitor në kopshtin zoologjik të Bandungit hedh një cigare të ndezur në hapitatin e orangutanëve, teksa një prej tyre e merr dhe nis ta thithë.

"Vizitorët nuk dinë se si të merren me kafshët, por mungesa e mbikëqyrjes nga menaxhimi i kopshteve zoologjike është po aq i mangët dhe është një nga çështjet të cilat duhet të adresohen", tha Guaciano. "Indonezia ka nevojë për standardet e mirëqenies së kafshëve në kopshtet e saj zoologjike".

Guaciano, një aktivist i shquar për të drejtat e kafshëve në Indonezi dhe drejtor i Grupit të Monitorimit të Tregtisë së Kafshëve të Skorpionit, tha se kopshti zoologjik është i mbushur me çështje të tilla.

"Unë e di njoh këtë orangutan, quhet Ozon. Unë jam shumë i pikëlluar dhe i zemëruar kur shoh vizitorin që hedh një cigare në habitatin e orangutanit," tha ai për Gulf Today.

 "Ky vizitor është padyshim injorant, por, me të vërtetë, fajësoj menaxhimin e kopshtit zoologjik të Bandungit, nuk kujdeset për kafshët, nuk kujdeset për cilësinë e jetës, apo si ndërveprojnë vizitorët me ta".

"Qeveria nuk e bën atë një prioritet për të standardizuar mirëqenin e kafshëve nëpër kopshte zoologjike. Pra, të gjithë janë në faj: qeveria, menaxhimi i kopshteve zoologjike dhe vizitorët", tha Guaciano. "Orangutanët janë krijesa inteligjente, nuk e di nëse ai ka pirë ndonjëherë, por ata imitojnë vizitorët që shpesh vijnë këtu".

Një përfaqësues i kopshtit zoologjik tha se një roje zakonisht është i pranishëm në kopsht, por mund të ketë qenë në pushim atë moment. Ata thanë se ka shenja të vendosura që i kërkojnë vizitorëve  që të mos u japin ushqim apo cigare kafshëve./m.sh/noa.al/