Transmetuar më 09-03-2018, 20:40

Dy shtetas amerikanë janë shtruar në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza pasi janë bartës të malaries.

Fillimisht në pavion u paraqitën 4 persona, por pas kryerjes së analizave, vetëm dy prej tyre rezultuan pozitiv, duke vijuar trajtimin në spital.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjendja e pacientëve është stabël. Ata po marrin trajtimin pranë Shërbimit Infektiv.

Shefi i këtij pavioni Dhimitër Kaja ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Sipas tij dy personat janë mbajtur të izoluar dhe nuk ka rrezik për përhapjen e sëmundjes./a.m./noa.al/