Transmetuar më 09-03-2018, 18:45
Publicitet

WatsApp pritet të sjellë një tjetër ndryshim të rëndësishëm, fshirjen e mesazheve që janë dërguar ndërkohë.

Ky opsion është në funksion prej kohësh në fakt por pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndryshimi që lidhet me kohën.

Nëse tani kemi 7 minuta për fshirjen e një mesazhi, koha të zgjerohet dhe do të kemi kohë plot 68 minuta e 16 sekonda raporton corriere.

Nga tetori ky opsion është aktiv. Shumë prej nesh na ka ndodhur që të kemi dërguar mesazh për të cilin jemi penduar. Në rast se marrësi nuk e ka parë, ne kemi 7 minuta kohë për ta fshirë, kohë e cila tashmë rritet shkruan noa.al

Inxhinierët kanë menduar edhe për rastin kur i njëjti mesazh ndoshta do ju duhet sërish. Ju mund ta rikuperoni mesazhin e fshirë. Lidhur me ndryshimin ka nisur testimi dhe pritet që së shpejti të bëhet aktiv./a.m./noa.al/