Transmetuar më 09-03-2018, 10:25

Jeni në pritje të një fëmije, por ende të pavendosur për emrin e tij? Sigurisht, kjo është gjëja më e vështirë për prindërit e rinj, të cilët përpiqen të gjejnë emra sa më të veçantë, domethënës dhe unikë.

Shumë çifte nisin të mendojnë si do të quhet fëmija ynë, një bashkim emrash, një emër që ka një kuptim, një emër për të kujtuar dikë, apo një emër…

Në fakt ndonëse është gjëja më e bukur të sjell edhe ankth sepse dëshiron që emri i fëmijës të jetë unik dhe origjinal.

Më poshtë ju njohim me disa nga emrat që priten të jenë tendenca për vitin 2018 të paktën kështu raportojnë mediat amerikane. Tendenca për djemtë.

Ndoshta edhe ju do të gjeni një emër që ju pëlqen: Liam, William, Henri, Noah, Elijah, Teodor, Milo, Logan, Oliver, Xhek, Finn, Mason, Lukas, James, Ouen.